×
  • Lajme
  • Lajme

    Lavrov viziton Serbinë – planifikon takim me Vuçiqin për të diskutuar për Kosovën

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 19:58

    Zgjidhja e çështjes me Kosovën dhe bashkëpunimi ruso-serb, janë dy nga temat kyçe për të cilat ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, do të udhëtojë për në Serbi.


    Vizita e tij në Beograd është paraparë më 28 dhe 29 tetor, ndërsa Sergei Lavrov pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Këtë e ka konfirmuar për Tass, zedhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

    ”Është planifikuar një takim me presidentin serb si dhe pjesëmarrja në një ceremoni e cila shënon përfundimin e punimeve të brendshme të Kishës së Shën Sava dhe në ndezjen e zjarrit të njohur si përjetshëm në varrezat për çliruesit e Beogradit”, ka thënë ajo.

    Veç çështjes së Kosovës, temë e diskutimeve do jenë edhe një shkëmbim mendimesh mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!