×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi përgënjeshtron Molliqajn: Kurti s’më kërkoi ta votoj e as të mos e votoj shfuqizimin e Speciales

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 21:47

    Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka mohuar se ka pranuar telefonatë nga Albin Kurti, në 22 dhjetorin e 2018-ës, për të ndryshuar qëndrimin për votimin e shfuqizimit të Gjykatës Speciale.


    Rexhep Selimi ndërsa ka komentuar deklaratat e ish-bashkë partiakut të tij, në Rubikon të Klan Kosovës, tha se Dardan Molliqaj ishte i paqartë në atë se çfarë kishte thënë.

    ”Nuk është fort e lehtë të komentojë këto që i paska thënë Dardan Molliqaj këtu”.

    ”Po aq sa nuk është e lehtë edhe ta kuptoj se s’ishte shumë i qartë, siç s’ishte i qartë edhe çfarë na patë ardhë atë natë, në atë kohë për të votuar”.

    ”Duket që ky [Dardan Molliqaj] më tepër u mundua ta shpjegojë problemin që ka kundrejt figurës së Albin Kurtit, sesa nga Gjykata Speciale”.

    ”Prandaj s’po më jep mundësi për me komentu po aq sa s’la mundësi me e kuptu”.

    ”Nuk e di a ka qenë në burg apo jo atëherë Albin Kurti por nuk ndryshohet kjo me një telefonatë – as nuk ka kërkuar të votohet, as të mos votohet”.

    ”Nuk e kemi pasur temë!”, është shprehur Selimi për telefonatën që pretendohet se e bëri Kurti drejt tij.

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj të martën, pohoi se deputeti Rexhep Selimi kishte garantuar votën e tij për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale.

    Porse sipas tij, një qëndrim të tillë, e pati ndërruar Albin Kurti me një telefonatë nga burgu,

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!