Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me rastin e vjedhjes së kasafortës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Në raport bëhet e ditur se në këtë rast dyshohet të kenë të përfshirë disa persona.
Policia thotë se ata kanë depërtuar me forcë në objekte, me ç’rast kanë kryer vjedhjen.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore relevante. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
“Rr. “Nënë Tereza”, Fushë Kosovë 22.10.2020 – 03:00. Raportohet se persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë në objekte, me ç’rast kanë kryer vjedhjen. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore relevante. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e Policisë.
Në AUV raportohet ndërkaq se është vjedhur një kasafortë, brenda së cilës ka pasur dokumente dhe para. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.