Distria Krasniqi (-48kg) plasohet në finale, ajo në gjysëmfinale mposhti me Wazaari garuesen nga Izraeli, Shira Rishony.
Krasniqi në ndeshjen e parë mposhti me Ippon hungarezen Eva Csernoviczki, në çerekfinale mposhti me Ippon francezen Shirine Boukli, në finale do të ndeshet kundër Kampionës Olimpike, argjentinases Paula Pareto.
Distria Krasniqi?? në finale të Grand Slamit të xhudos✅
Në gjysmëfinale, Krasniqi (-48 kg) mposhti izraeliten Shira Rishony me shënim të artë. Në finale e pret përballja me kampionen Olimpike @Rio2016 Paula Pareto të Argjentinës.#JudoHungary @KosovaJudo
? @Judo pic.twitter.com/qIYWSLKxCb— NOC KOSOVO (@NOCKOSOVO) October 23, 2020
Flaka Loxha (-57kg) dhe Shigeki Nakamura (-66kg) fituan nga një ndeshje dhe humbën në ndeshjet e dyta.
Loxha në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari portugezen Wilsa Gomes, në ndeshjen e dytë humbi me Ippon nga Jessica Klimkait.
Nakamura në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesin nga Togo, Frederic Adebayo Olympio, në ndeshjen e dytë humbi me Wazaari nga slloveni Adrian Gomboc.
Nora Gjakova (-57kg) humbi me Ippon në ndeshjen e parë nga franzecja Helene Receveaux.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.