Distria Krasniqi[-48 kg] ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin që po mbahet në Budapest të Hungarisë
Xhudistja kosovare e mposhti në finale kampionen Olimpike, argjentinasen Paula Pareto, shkruan Reporteri.net
Driton Kuka ka reaguar menjëherë me anë të një postimi të bërë në Facebook.
Trajneri i njohur kosovar ka shkruar se e arta e Disit po vjen në Kosovë.
Ky është postimi i plotë:
E arta e Disit po vjen në Kosovë!
Finale e bukur e mjeshtërore kundër Kampiones Aktuale Olimpike Pareto Paula!
1000 pikë Olimpike ??
Kosova mbi të gjitha. /Reporteri.net/