Kush e fitoi debatin e fundit presidencial mbrëmë? Donald Trump apo Joe Biden? Këndvështrimet janë të ndryshme, amerikanët dhe të gjithë ata me pasaportë amerikane do vendosin në nëntor.
Por i fortë ka qenë reagimi i vajzës së presidentit aktual Donald, e cila thotë se babai i saj kandidon për president për shkak të politikanëve si Joe Biden!
Përmes një stastusi në Twitter, Ivanka, 38 vjeçe e cila është këshilltarja kryesore e babait të saj në rolin e presidentit shkruan:
‘Babai im kandidon për presidenti për shkak të politikanëve si Joe Biden; vetëm fjalë, asnjë veprim! Babai im ka qenë një udhëheqës i veprimeve i cili ka mbatur premtimet. Ai do të vazhdojë të luftojë dhe të japë për të gjithë amerikanët për 4 vite të tjera’!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.