×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK në konferencë për vjedhjen e 2 milionëshit: Nuk thonë asgjë të re

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 20:29

    Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media rreth vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Në këtë konferencë ka dalë pikërisht deputeti Mërgim Lushtaku, për të cilin u raportua sot se ortaku i tij Burim Bujupaj është i përfshirë në këtë skandal, shkruan Reporteri.net.


    Lushtaku e ka mohuar se behet fjalë për ortakun e tij, e që sipas tij nuk është i përfshirë në vjedhjen e 2 milionëve nga Thesari i Shtetit, shkruan Reporteri.net.

    Nga konferenca e PDK që nisi pas orës 20:00, e qe u thirr vetëm pak orë para nisjes, u bë serish thirrje që të dorëhiqet Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, për skandalin “koka” e të cilit dyshohet se është një anëtar i PDK’së, zyrtar i Thesarit të Shtetit, Labinot Gruda, që aktualisht ndodhet në paraburgim.

    “Vjedhja e 2 milionëve është krim i madh i organizuar institucional por qeveria po përpiqet të gjej fajtorin diku tjetër. Kryeministri Hoti dhe ministrja Hykmete Bajrami po mundohen t’i ikin përgjegjësisë. Skandali i avullimit të 2 milionshit është krim i organizuar. Nga informacionet që po dalin në media po bindemi se dorëheqja e ministres është akt i paevitueshëm. Po shohim tendencë nga qeveria Hoti që në këtë skandal ta përfshijë PDK-në, asnjë i dyshuar deri më tani nuk ka qenë dhe nuk është i PDK. Sot nga portalet është përmendur emri i ortakut tim gjoja i përfshirë në këtë skandal. Por me përgjegjësi morale dhe politike kjo është një gënjeshtër. E kam lajmëruar Insjaderin dhe kam kërkuar të distancohen nga kjo shpifje. Ky nuk është ortaku im”, tha deputeti Lushtaku.

    Lexoni fjalimin e plotë të tij:

    Të nderuar ju faleminderit për pjesëmarrje në këto orë të vona.

    PDK si parti opozitare, është duke angazhuar për  një kohë të gjatë në denoncimin e keqeverisjes përmes angazhimit të saj në Kuvendin e Kosovës, seancat parlamentare, si dhe komisionet parlamentare duke inicuar edhe komsione hetimore sic është rasti i privatizimit, hidrocentralve dhe vjedhjeve të mëdha që kanë ndodhur gjatë pandemisë.

    PDK, është e vendosur që mos të ndalet së denoncuari dhe luftuari krimin e organizuar dhe korrupsionin.

    Ditëve të fundit, qytetarët e Kosovës janë deshmitarë për njërin nga dështimet më të mëdha të qeverisë Hoti në 20 vjet të jetës institucionale në Kosovës. Vjedhja e mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit në vetëm pak minuta, është krimi më i madhë I organizuar ndërinstitucional.

    Por qeveria në vend të dhënies së përgjegjësisë, po heshtë dhe po përpiqet ta gjej fajtorin diku tjetër.

    Kryeminitri Hoti, në këtë rast edhe Ministrja Hykmete Bajrami po mundohen që t’i ikin përgjegjësisë së tyre politike e ligjore me improvizime dhe konfereca për shtyp.

    Skandali ia “avullimit të 2 milionëshit” është krim i organizuar brenda Ministrisë së Financave, pra në kuletën e shtetit.

    Nga informacionet e fundit që po dalin më media, dhe cdo ditë e më tepër, po bindemi se dorëheqja e ministers është akt i domosdoshëm.

    Kjo ministre duhet të marrë përgjegjësi politike për këtë dështim të madh. Kështu do ti hapte rrugë hetimeve të pavarura pa ndërhyrje politike.

    Ne e shohim qartazi një tendence nga Qeveria Hoti që në këtë skandal të përfshijë edhe Partinë Demokratike të Kosovës.

    Asnjë i dyshuar deri tani, nuk është dhe nuk ka qenë kurrë në PDK.

    Sot nga një portal është përmendur emri i një ortaku tim, gjoja të përfshirë në këtë skandal por me përgjegjësi të morale e politike kjo është një gënjeshtër.

    Nëse medium nuk do të tërhiqet nga lajmi i pavërtetë, atëherë do të dorëzoj padi ditën e nesërme për këtë lajm.

    Partia Demokratike e Kosovës fton organet e rendit dhe të drejtësisë që të hetojnë, arrestojnë dhe denojnë cdo individ që gisht në vjedhjën e mbi 2 milionë euro nga thesari.

    Ndërsa kërkojmë nga Qeveria Hoti përgjegjësi dhe llogari. Kjo qeveri është treguar është paaftë, jo kompetentë dhe e rrezikshme për pasurinë publike.

    PDK kërkon nga qeveria Hoti që mos të ndërhyj në hetime dhe të qëendroj larg institucioneve të pavarura. Ajo nuk mund të fshihet nga përgjegjësia e saj dhe korrupsioni ku është futur duke i shuar departamentet anti korrupsion në polici, dhe shkarkuar drejtorin e policisë, ATK-së dhe Doganave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!