×
  • Lajme
  • Botë

    Infektohet me coronavirus presidenti i Polonisë

    Reporteri
    24 Tetor 2020 | 9:33

    Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, është infektuar me koronavirus. Lajmin e bëri të ditur ministri presidencial, Blazej Spychalski.


    Sipas këtij ministri, i cili njoftoi për infektimin e presidentit përmes një postimi në Tëitter, kreu i shtetit të Evropës Qendrore është duke u ndier mirë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    “Presidenti dje u testua për praninë e koronavirusit. Rezultati doli të jetë pozitiv. Presidenti është mirë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet mjekësore përkatëse”, shkroi ministri Spychalski në rrjetin e famshëm social.

    Ndryshe, Duda e siguroi mandatin e ri si president verën që shkoi pasi i fitoi zgjedhjet me rezultat të ngushtë në rundin e dytë që u mbajt në korrik.

    Ai njihet për qëndrimet populiste dhe është përplasur me Bashkimin Evropian rreth reformave që synon t’i bëjë në sistemin e drejtësisë, të cilat nga BE-ja janë cilësuar si rrezikim i pavarësisë së këtij sektori.

    Duda është kritikuar edhe për qëndrimet e tij kundër komunitetit LGBT dhe për synimin për ta tërhequr Poloninë nga Konventa e Stambollit, e cila ka të bëjë me luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!