Numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë po rritet nga dita në ditë.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 169 raste të reja nga gjithsej 1119 persona të testuar.
Brenda kësaj periudhe janë raportuar gjithashtu edhe dy raste të vdekjes me koronavirus.
Numri total i rasteve pozitive është 17.591 raste nga 85.042 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 659 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.979 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.953.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.