Emisari i Presidentit Trump, Richard Grenell për dy ditë radhazi do të qëndrojë në shtetin e Wisconsin ku do të takohet me komunitetin serb që përkrahin Trumpin në zgjedhjet presidenciale.
Një faqe në Facebook “Serbët për Trumpin” kanë publikuar disa fotografi nga një takim që kanë pasur në shtetin e Wisconsin me ambasadorin Grenell.
“Serbët për Trumpin kanë filluar një seri të suksesshme të takimeve në fundjavë me ambasadorin Richard Grenell”, shkruhet në postim.
Ndërkaq në llogarinë personale në Instagram, Richard Grenell ka paralajmëruar edhe një takim në po këtë shtet amerikan me serbët që përkrahin presidentin Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit.
“Bashkohuni me ne, Wisconsin”, ka shkruar Grenell në përshkrimin e fotografisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.