×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e konfirmon shkarkimin e dy anëtarëve të Bordit të KEK-ut

    Reporteri
    24 Tetor 2020 | 17:33

    Qeveria e Kosovës ka njoftuar se e ka shkarkuar Bordin e Përkohshëm të KEK-ut.


    Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), të 37-tën me radhë.

    Në këtë mbledhje është miratuar vendimi për shkarkimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës KEK” Sh. A. dhe për emërimin e Bordit të Përkohshëm.

    Ky vendim shfuqizon Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 04/19 të datës 03.08.2020 dhe emëron Bordin e Përkohshëm të N. P. “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A. në këtë përbërje:

    1. Z. Musa Misini – Kryesues, Drejtor

    Drejtor;2. Z. Petrit Ibraj

    Drejtore;3. Znj. Fatime Grajcevci

    Drejtor;4. Z. Fadil Hoxha

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!