Qentë endacakë në vend në veçanti në kryeqytet mbesin një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve.
Së fundi, pre e qenve në kryeqytet ishte edhe një grua shtatzënë e cila u sulmua.
Për këtë çështje Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka kontraktuar 29 subjekte veterinare për projektin menaxhimi dhe kontrolli endacak. Shtatë prej tyre vetëm në kryeqytet me rrethinë. Dy nga këto subjekte kanë përfunduar me projektin në fjalë derisa shprehen se numri i qenve endacakë në vend është shumë i madh.
Në një përgjigje me shkrim nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thuhet se për zgjidhjen e problemit te qenve endacakë duhet bashkëpunim i ngushtë i nivelit qendror dhe atij lokal. Megjithatë mbetet akoma e pasqaruar se mbi kë bie përgjegjësia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.