Khabib Nurmagomedov sot zhvilloi ndeshjen e fundit në karrierë në UFC dhe sigurisht e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme, me fitore
Khabib e mposhti Justin Gaethje ku në rundin e dytë e la pa ndjenja amerikanin dhe kështu regjistroi fitoren e 29-të në karrierë, shkruan Reporteri.net
Pas kësaj lufte, si çdo herë tjera Khabib ra në sexhde në shenjë falenderimi ndaj Zotit.
A king, now and always. pic.twitter.com/t2W2KgyoCI
— UFC (@ufc) October 24, 2020
Gjithashtu, Khabib bëri të ditur se kurrë më nuk do të luftojë në UFC, pasi një gjë të tillë nuk mund ta bëj pa babain e tij, i cili u nda nga jeta muaj më parë shkaku i Koronavirusit.
“Kjo ka qenë lufta ime e fundit. Në asnjë mënyrë unë nuk mund të vij këtu pa babain tim. Ju premtoj se kjo ishte ndeshja ime e fundit. Nëse unë e jap fjalën atëherë duhet ta mbaj,” ka thënë Khabib. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.