Mbrojtja e titullit në UFC 254 me fitore ndaj Justin Gaethje e ka bërë edhe më shumë miliona luftëtarin nga Dagestani, Khabib Nurmagomedov.
Nurmagomedov ka fituar në përballjen e zhvilluar në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi apo më saktë në vendin e quajtur Fight Island.
Raundi i parë prej pesë minutave ishte thuajse i barabartë me Khabib për një nuancë më të mirë, ndërsa i dyti ishte vendimtar në këtë përballje dhe Nurmagomedov tregoi forcën.
Pas disa goditjeve nga të dy luftëtarët, Nurmagomedov e lidhi mirë Gaethjen me këmbë deri sa e la pa ndjenja në oktogon dhe gjyqtari ia dha fitoren.
Kjo fitore ka bërë që luftëtari nga Dagestani të fitojë shumë miliona euro, apo rreth dy herë më shumë se rivali i tij amerikan.
Sipas mediave britanik, Khabib pas fitores ka fituar tetë milionë dollar të garantuara dhe rreth 12 milionë euro nga të drejtat televizive, duke quar totalin e fitimeve në 20 milionë dollarë.
Në anën tjetër, Gaethje ka fituar rreth 7 milionë dollar, me 5 milionë të garantuara, 1 milion nga UFC dhe rreth 1 milion nga të drejtat televizive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.