×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të vdekur e 186 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 15:01

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe dy persona të prekur me coronavirus, ndërsa janë konfirmuar edhe 186 raste të reja pozitive.


    Në raportin 24 orësh të IKSHPK-së lidhur me gjendjen e COVID-19 në vend, bëhet e ditur po ashtu se janë shëruar edhe 54 pacientë që ishin të infektuar me virusin corona, shkruan Reporteri.net.

    Numri total i rasteve pozitive është 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192.

    Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

    54 TË SHËRUAR DHE 186 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 186 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (MIQ, QKUK).

    Numri total i rasteve pozitive është 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192.

    Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna e Lipjan 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Klinë, Malishevë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
    Mbani higjienën!
    Respektoni distancën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!