Akhmat Grozny ka fituar 3-1 kundër UFA në kuadër të javës së 12-të në kampionatin rus
Bernard Berisha ka qenë vendimtar në këtë fitore të Akhmatit duke shënuar 2 gola dhe duke bërë 1 asist, shkruan Reporteri.net
Ylli kosovar në minutën e 14-të shënoi nga penaltia, derisa në minutën e 68-të asistoi në golin e Iljin.
Më pas në minutën e 75-të vulosi fitoren duke shënuar një gol të bukur ku kaloi edhe portierin.
Skuadra e Berishës është në pozitën e 10-të me 17 pikë, derisa djaloshi nga Peja deri tani ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 2 asiste. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.