×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha nga Mitrovica: Publikimi i karikaturave një provokim, por nuk arsyetohet vrasja

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 20:16
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Hoxha Ekrem Avdiu i sheh si provokim publikimin e karikaturave të Profetit Muhamed.


    Por ai thotë se publikimi i tyre në asnjë mënyrë nuk e arsyeton vrasjen e një personi.

    “Publikimi i karikaturave ka qenë provokim, por nuk e arsyeton në asnjë mënyrë vrasjen. Bota në këtë shekull është në një krizë të mirëfillte të komunikimit”, ka thënë hoxha për REPORTERI/INTERVISTA.

    Ai ka thënë se po fillojnë me ngacmime të lehta, por më pas po eskalojnë deri te më e keqja.

    Ai thotë se rasti i mësuesit francez mundet me qenë akt terrorist, akt kriminal, por se pasoja është e njëjtë, humbja e jetë së një njeriu.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!