×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha Ekrem Avdiu: Ambasadori Qëndrim Gashi shkaktoi pezm në shoqëri, duhet të dorëhiqet

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 20:24

    Në këtë javë ndodhën reagime të shumta, pas shpërndarjes që ambasadori kosovar në Francë, Qëndrim Gashi, i ka bërë karikaturës së Profetit Muhamed.


    Deputetë, kryetar të partive të caktuara, por jo vetëm kërkuan shkarkimin e Gashit, ndërsa persona të caktuar edhe e kërcënuan atë dhe familjen e tij.

    Për këtë çështje është pyetur edhe hoxha Ekrem Avdiu, i cili ka thënë se ambasadori e ka shkaktuar një pezm tek qytetarët me shpërndarjen e artikullit ku kanë qenë prezente karikaturat e Profetit Muhamed.

    “Unë po të ishta në vend të tij, do ta konsideroja vetën borxhli, do të dorëhiqesha për një arsye, ajo që ka bërë ambasadori, ripublikimi i artikullit ku kanë qenë prezente karikaturat, ka shkaktuar një pezm të një shoqërie të cilës ai i përket. Unë personalisht do të tërhiqesha, nuk kam kërkuar as shkarkimin e tij, as ndjekjen e tij personalisht.”, ka thënë hoxha Ekrem Avdiu në REPORTERI/INTERVISTA.

    Ai ka shtuar më tej se të përfaqësosh vendin si ambasador duhet të kesh kujdes.

    “Kur kemi pozitë publike, të jesh ambasadorë, duhet të zhveshesh prej emrit, mbiemrit e ndjenjave, të jetë i kujdesshëm, e përfaqëson një vend, ambasadori është pozitë e madhe”, tha ai.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!