×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënimi me vdekje i ambasadorit Gashi, hoxha Ekrem Avdiu: Nuk është reagim islam

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 20:53
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashit, pasi shpërndau në llogarinë e tij në Twiter një lajm ku shihet karikatura e profetit Muahemed, mori kërcënime me vdekje.


    Për këto kërcënime është pyetur hoxha Ekrem Avdiu. Ai thotë se reagimet e tilla nuk janë islame, dhe ka bërë thirrje për përmbajtje.

    “A është reagimi islam, nuk është, kanë gabuar, islami dhe reagimet e njerëzve në shumicën e rasteve dallojnë. Jo veç muslimanët, por edhe laikët duhet të jenë më të përmbajtur”, ka thënë ai në REPORTERI/INTERVISTA.

    Kujtojmë se Policia e Kosovës ka arrestuar një 36-vjeçar në Vushtrri, pasi i njëjti kishte kërcënuar me vrasje ambasadorin Gashi.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!