Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se konflikti midis forcave armene dhe azerbajxhanase në Nagorno-Karabak mund të “zgjidhet lehtësisht” dhe shtoi se vendi i tij “do të bëjë diçka për këtë”.
“Deri tani kemi Armeninë. Shikoni Armeninë, ata janë një popull i mahnitshëm, ata luftojnë djallëzisht mirë dhe ju e dini se çfarë, ne do të bëjmë diçka për këtë, sepse ju e dini që Armenia kishte një rrugë të vështirë,” tha Trump gjatë tubimit parazgjedhor në New Hampshire.
Sipas agjencisë armene të shtypit, Trump tha se kishte disa tubime parazgjedhore në Ohio të shtunën dhe se ai u takua me një grup armenësh.
“Në Ohio, ne kishim një grup të madh armenësh me një flamur dhe tërë historinë. Do të jetë në rregull. Mund të zgjidhet lehtësisht. Shkoni dhe tregoni këtë popullit tuaj. Armeni, është e lehtë për ta zgjidhur atë nëse e di se çfarë duhet bërë!”, tha Trump, i cili është një kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.