×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha nga Mitrovica: Liria e shprehjes duhet të rregullohet me ligj, për të mos sjell akte të dhunës

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 22:40
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Ndërsa ka folur për rastin e heqjes së kokës së mësuesit franez dhe publikimit të figurave profetit Muhamed, hoxha Ekrem Avdiu thotë se liria e shprehjes duhet të rregullohet me ligj.


    “Liria e shprehjes për të cilën flitet, është gjë e cila duhet të rregullohet me ligj, për të mos sjellë situata të tilla, liria e ime përfundon te dinjiteti yt. Njeriu si njeri duhet të sillet brenda kornizës së caktuara”, tha hxoha për REPORTERI/INTERVISTA.

    Hoxha pohon se përgjithësimet nuk janë në rregull dhe se fajtorët duhet të identifikohen dhe secili të distancohet prej asaj që është gabim.

    Ai thotë se injorantët e të gjitha komuniteteve shkaktojnë më së shumti problem.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!