Kryetari i Komunës së Istogut , Haki Rugova është lajmëruar pas shumë ditësh përmes një postimi në Facebook.
Në profilin e tij ka publikuar një fotografi përmes së cilës ka kujtuar mikun e tij Ukë Bytyqin ku shihen së bashku me të edhe Agim Veliun e që sipas Rugovës ishin shtylla e LDK-së.
“E përkujtoj mikun tim, Ukë Bytyqin e vrarë pabesisht. Në foto Uka, Fadili, që nuk është më me ne, Naseri dhe Agimi, të gjithë kryetarë të Degëve. E kam ndje veten mirë të punoj me këta njerëz si shtylla të LDK-së. Presidenti Rugova besonte fort në Degët tona”, ka shkruar Rugova.
Kujtojmë se Haki Rugova ishte arrestuar në fillim të tetorit. Ai dyshohet se jashtëligjshëm ia dha një familjari pronën e Komunës për gurëthyes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.