×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekretari amerikan Pompeo shkruan për marrëveshjen e Kosovës me SHBA-në për rrjetin 5G

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 19:22

    Para disa ditësh Kosova dhe SHBA-ja kanë nënshkruar marrëveshjen për sigurinë e rrjetit 5G. Për këtë ka reaguar edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.


    Në marrëveshjen e rrjetit 5G, përveç Kosovës, pjesë e saj u bënë edhe Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, ndërsa Pomepo thotë se këto tri shtete do të jenë pjesë e rrjetit të pastër.

    Përmes një postimi në Twitter, Sekretari amerikan ka thënë se në këtë koalicion tanimë janë edhe 27 vende anëtare të NATO-s e 25 të BE-së.

    “Me marrëveshjen trepalëshe të sigurisë së rrjetit 5G, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova i bashkëngjiten rrjetit të pastër. Ky koalicion në rritje i rrjetit të pastër dhe kompanive të pastërta përfshinë po ashtu 27 shtete anëtare të NATO-s, 25 të BE-së, dhe 11 shtete të tri detërave, gjithashtu edhe shumë kompani të tjera të njohura në botë”, ka shkruar ai .

    Ndryshe, gjatë vizitës në Maqedoni javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe nënsekretari amerikan i Shtetit për rritjen ekonomike, energjinë dhe mjedisin, Keith Krach, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për krijimin e rrjeteve të pastra 5G.

    Në Ambasadën e Kosovës në Shkup, kryeministri Hoti, pas nënshkrimit, tha se një memorandum i tillë është shenjë e fuqishme e presidentit amerikan Trump për të quar përpara marrëveshjen e Washingtonit.

    Nënsekretari amerikan i Shtetit për rritjen ekonomike, energjinë dhe mjedisin, Keith Krach tha se Kosova është partner strategjik shumë i vlefshëm për Amerikën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!