Mediat sot raportuan se pavarësisht se nuk ka linjë direkte nga Amsterdami për në Prishtinë, një aeroplan special pasditen e së hënës ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” nga Holanda. Ndonëse mediat e lidhën me Gjykatën Speciale, po del se aeroplani i solli në Kosovë futbollistet e kombëtares së Holandës, shkruan Reporteri.net.
Ndërkohë për aeroplanin ishin pyetur edhe EULEX dhe Gjykata Speciale.
Theksojmë se kombëtarja e femrave të Kosovës sonte do të përballet me njërën prej Kombëtareve më të fuqishme në futboll, Kombëtaren e Holandës.
Kosova e pret sonte në Fadil Vokrri, Kombëtaren e femrave të Holandës e cila nga tetë ndeshje të luajtura nuk e ka asnjë humbje.
Kosova është në vendin e 4 me 10 pikë, dy më pak se Sllovenia që është në vendin e 3 dhe 6 më pak se Rusia në vendin e dytë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.