Ndërmarrjes Trepça që nga premtja e kaluar i janë bllokuar llogaritë bankare nga përmbaruesi privat, për shkak të borxhit prej rreth 7 mijë eurove që ajo ka ndaj furnizuesve të saj.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar kryeshefi i ndërmarrjes Trepça, Hysen Vrajolli, sipas të cilit ata së shpejti presin të kryejnë të gjitha obligimet që kanë ndaj furnizuesve dhe se deri më 5 nëntor do të zhbllokohen edhe xhirollogaritë.
“Është e vërtetë se na është bllokuar xhirollogaria prej përmbaruesit që nga dita e premte. Qeveria e re nuk na ka ndihmuar, ndërsa presim që deri në fund të muajit ta shesim koncentratin dhe t’i kryejmë të gjitha obligimet. Besoj se deri më datë 5 nëntor do të na zhbllokohet xhirollogaria”, ka thënë ai.
Ndryshe, Qeveria Hoti ditë më parë ka emëruar bordin e ri të përkohshëm të Trepçës.
Ditë më parë iu bllokuan llogaritë edhe Telekomit të Kosovës, si pasojë e borxhit ndaj Z-Mobile. Mësohet se Telekomi i kishte borxh Z-Mobile’it rreth 23 milionë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.