×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet që burri vrau gruan dhe e varrosi fshehurazi afër Ibrit, FSK-ja po kërkon trupin

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 20:14

    Trupi i një gruaje që u vra nga burri në Vushtrri, dyshohet se është varrosur diku në territorin e Mitrovicës.


    Trupi i saj u varros për t’u fshehur, e kjo ka vënë në lëvizje institucionet.

    Siç ka mësuar Reporteri.net, me kërkesë të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, FSK-ja ka filluar një operacion për gjetjen e trupit. Në këtë kërkim janë angazhuar njësi të kombinuara të kërkim-shpëtimit të FSK-së.

    Gazeta ka provuar të flas me institucionet përgjegjëse lidhur me këtë operacion kërkimi, por nuk janë dhënë detaje.

    Sipas fotografive që ka siguruar “Reporteri.net”, shihet se trupi është duke e kërkuar pranë Lumit Ibër andaj janë angazhuar edhe njësitet e kërkimit në ujëra, e po ashtu edhe njësiti i qenve K9, që funksionon në kuadër të FSK-së.

    Nuk dihen shumë detaje për rastin pasi institucionet po e mbajnë të izoluar rastin, mirëpo Gazeta ka mësuar se bëhet fjalë për një vrasje që u krye gjatë kësaj vere në Vushtrri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!