Sot para komisioneve parlamentare do të raportojnë tre ministra të Qeverisë.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, do të dalin përball deputetëve dhe do t’u përgjigjen kërkesave të tyre.
Krasniqi do të raportojë në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike nga ora 10:00.
Bajrami do të ballafaqohet me deputetët e Komisionit për Buxhet dhe Transfere nga ora 14:00. Jevtiq do të marrë pjesë në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim nga ora 10:00.
Pos këtyre komisioneve, ai për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione sot pritet të mbajë një takim me përfaqësuesit e Divizionit tё Skemave pёr Kategoritё e Luftёs
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.