×
  • Lajme
  • Botë

    7 ditë para zgjedhjeve, Biden kryeson bindshëm në sondazhe

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 11:31

    Joe Biden  po kryeson në nivel kombëtar me 10 pikë krahas kundërshtarit republikan, Donald Trump sipas një sondazhi të Reuters /Ipsos, shtatë ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.


    Një sondazh kombëtar në internet i kryer nga 23 deri më 27 Tetor, 52 përqind e votuesve  thanë se mbështesnin Biden, ndërsa 42 përqind votuan për Trump.

    Pesë për qind u shprehën se do të votonin për një kandidat të partisë së tretë dhe vetëm 2 për qind thanë se nuk janë ende të përcaktuar.

    Biden kryesoi me 8 pikë përqindje në sondazhin e mëparshëm kombëtar të kryer nga 20 deri më 22 Tetor.

    Sondazhi u krye në gjashtë shtete – Wisconsin, Pennsylvania, Michigan, Carolina e Veriut, Florida dhe Arizona – të cilat do të luajnë një rol vendimtar për përcaktimin e fituesit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!