×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi dekoron me medalje presidenciale profesorin Milazim Krasniqi dhe Sali Bashotën

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 12:30

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medalje Presidenciale, profesorët Milazim Krasniqi dhe Sali Bashota.


    Thaçi ka thënë se ka ndarë këtë medalje për Krasniqin dhe Bashotën për kontributin e pareshtur në publicistikën, kulturën dhe arsimin tonë.

    Ai ka njoftuar se pas vdekjes, këtë medalje e ka ndarë edhe për shkrimtarin e shquar, Abdullah Konushevci.

    “Profesorët Milazim Krasniqi dhe Sali Bashota, sot i dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e pareshtur në publicistikën, kulturën dhe arsimin tonë. Po ashtu, pas vdekjes, këtë medalje e ndava edhe për shkrimtarin e shquar, Abdullah Konushevci.

    Si studiues, shkrimtarë dhe publicistë, me punë dhe përkushtim të pandalshëm, të dekoruarit i kanë dhënë frymë të re studimeve albanologjike dhe vlera kombëtare letërsisë shqipe”, ka shkruar Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!