×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët nga Kosova shfaqen në parlamentin serb me maska për “Zajednicën”

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 12:22

    Në seancën e sotme të Kuvendit të Serbisë, disa deputetë serbë u paraqitën me maska ​​që mbanin stemën e Asociacionit të Komunave Serbe, transmeton Reporteri.


    Deputetët serbë me prejardhje nga Kosova, Danijela Vujiçiq, Milan Saviq dhe Lubomir Maric, të cilët vijnë nga lista zgjedhore e Partisë Progresive Serbe, u zgjodhën deputetë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në 21 qershor të këtij viti.

    Në seancën e sotme, mandatarja për formimin e Qeverisë, Ana Bërnabiq, do të paraqes ekspozenë e saj para deputetëve. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!