×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti vjen me një porosi pas infektimit me Covid-19: Virusin e kam marrë seriozisht, bëni kujdes

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 12:40

    Pas infektimit me coronavirus, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë një porosi.


    Kurti përmes një postimi në Twitter, tha se virusin e ka marrë seriozisht që nga fillimi, prandaj ka apeluar qytetarët që t’i mbajnë maskat dhe distancimin social.

    “Të dashur aktivistë, miq dhe bashkëqytetarë, pasi kam provuar simptoma të lehta, unë kam rezultuar pozitiv me # COVID19 . Do të jem në vet-izolim për dy javë për të mbrojtur të tjerët. Ne e kemi marrë seriozisht këtë virus që nga fillimi, ashtu si edhe ju. #VendosniMask& Mbani # DistanciminSocial”, ka shkruar Kurti.

    Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu, ka thënë për Reporteri.net se gjendja shëndetësore e Kurtit është shumë e mirë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!