Nesër pritet që në Bruksel të diskutohet për zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe çështjet e pronës midis Kosovës dhe Serbisë.
Para gazetarëve kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë shkurt se pala kosovare është e përgatitur për këtë takim.
“Nesër në Bruksel shkojmë për t’i vlerësuar obligimet financiare, ekipi ynë është i përgatitur. Nesër do t’iu informoj për mbajtjen e takimit”, tha Hoti, shkruan Reporteri.net.
Në këtë takim delegacioni i Kosovës udhëhiqet nga Koordinatori Shtetëror, Skender Hyseni
Takimi i 29 tetorit vjen pasi ishte shtyrë takimi i paraparë në fund të shtatorit.
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, i cili ndërmjetëson takimet mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë një vizite në Kosovë dhe Serbi para dy javësh kishte deklaruar se dy vendet duhet të konsiderojnë ndryshimin e kushtetutës nëse duan të arrijnë marrëveshje ndërkombëtare për ta përfshirë atë në rendin ligjor dhe kushtetues. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.