Ismet Munishi ka reaguar në rrjetin social Facebook pas fitores që Ballkani e arriti ndaj Prishtinës me një përmbysje fantastike në minutat e fundit
Ballkani ishte duke humbur 0-1 deri në minutën e 84-të, por më pas Mevlan Zeka shënoi dy herë për fitoren e madhe të suharekasëve, shkruan Reporteri.net
Dhe tani si gjithnjë Ismet Munishi ka reaguar në stilin e tij në Facebook.
“Blla, blla, blla. Folni tash,” ka shkruar Munishi në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, Ballkani në fundjavë humbi 4-3 nga Trepça ’89, derisa ishte duke fituar 3-0 deri në minutën e 64-të, por sot bëri një përmbysje të madhe kundër Prishtinës.
‘Xhebrailat’ udhëheqin Superligën e Kosovës me 22 pikë pas nëntë xhirove. /Reporteri.net/