Filozofi Blerim Latifi e ka quajtur “kastravec” deputetin e Kuvendit të Kosovës, Fikrim Damkën.
Latifi në Facebook ka thënë se Damka e ka kërcënuar sot shtetin e Kosovës, kur ka kërkuar që të shkarkohet ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.
Ai ka thënë se po të kishte Damka më shumë fuqi, do ta kthente Kosovën në republikë të Haxhi Qamilit.
“Fikrim Damka, deputeti turk në Kuvendin e Kosovës, sërish e paska kërcënu shtetin e Kosovës: shkarkojeni ambasadorin Gashi ose nuk do të votojmë asnjë ligj! Paramendojeni po të kishte më shumë fuqi ky kastravec, do ta kthente Kosovën në republikë të Haxhi Qamilit”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.