×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Pandemia e qet për toke konsumatorin kosovar, bien pre e manipulimit në produkte

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 9:56

    Kryetari i organizatës “Konsumatori” Selatin Kaçaniku thotë se në këtë kohë pandemie konsumatori po rrezikon falimentimin duke rënë pre e manipulimit me vëllimin, peshën e përbërjen e produkteve në treg.


    Sipas tij, pandemia nuk kaloi pa prekur edhe bizneset kosovare e më lehtë nuk shpëtoi as qytetari konsumator ndërsa ai thotë se Qeveria më shumë merret me lobimin e asociacioneve dhe shoqatave të ndryshme biznesore.

    “Dëmtimi i konsumatorit është jashtëzakonisht i madh, aq i madh sa që rrezikon edhe me falimentimin e tij dhe rreziku edhe më i madh mund të jetë nëse nuk fokusohet drejtë nga institucionet e shtetit dhe kjo kam frikë se do të ndodhë për arsye se Qeveria më shumë merret me lobimin e asociacioneve dhe shoqatave të ndryshme biznesore që nuk janë e gjithë ekonomia”, ka deklaruar Kaçaniku për Ekonomia Online.

    Poashtu Kaçaniku pohoi se ka rënie të ankesave të konsumatorëve pasi që sipas tij, ka humbur besimi në gjetjen e zgjidhjes nga adresat përkatëse.

    “Ankesa ka, por çuditërisht jo pse është përkeqësuar gjendja por numri i tyre është në ulje për arsye se është një liturgji është një humbje besimi është një kohë pa shpresë sepse vërtetë ankesat tona vonohen shumë në gjyq”, theksoi ai

    Kaçaniku gjithashtu ka treguar se i është drejtuar Qeverisë me një kërkesë, por që ende nuk ka marr asnjë përgjigje.

    Shqetësues është fakti se ka rënie të konsumit, ku Kaçaniku ka thënë se kjo po vjen si shkak i rritjes së numrit të papunësisë, mbylljes së bizneseve dhe mungesës së produkteve themelore ushqimore.

    “Nëse ne kemi numër të papunësisë në rritje, numër të bizneseve të mbyllura në rritje, një kohë patëm edhe numër të mungesës së artikujve themelor ushqimor në rritje natyrisht që bije konsumi. Nëse në këto rrethana siç u tha në lajme dje se në Evropë ka rinisë mbyllja e gastronomive e hoteleve natyrisht që ka ulje dhe në këto raste duhet që të gjithë ne po nisem nga konsumatori të kemi alarm të brendshëm dhe të shohim se cila është detyra jonë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!