×
  • Lajme
  • Lajme

    BIK-u merr vendim: Matja e temperaturës e detyrueshme para hyrjes në xhami

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 19:29

    Kryesia e Bashkesisë Islame të Kosovës ka marrë dy vendime me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19.


    Përmes një njoftimi, BIK-u ka njoftuar se para kryerjes së të gjitha ceremonive fetare brenda dhe jashtë objekteve të bëhet fillimisht matja e temperaturës së të gjithë besimtarëve para kryerjes së riteve fetare.

    Tutje në njoftim kërkohet nga të gjithë besimtarët që në të gjitha rastet të mbajnë higjienen e tyre, të pastrojnë duartë, të mbajnë maskën dhe të mbajnë distancën fizike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!