×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie nga lartësia, vdes 44-vjeçari në vendin e punës në Prishtinë

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 20:49

    Një person ka vdekur në lagjen “Prishtina e Re”, pasi ka rënë nga një lartësi brenda një objekti, dyshohet nga një hapësirë e liftit.


    Viktima është e moshës 44-vjeçare dhe ka vdekur në spital, pasi nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra.

    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, Policia rajonale e Prishtinës.

    “Rasti ka ndodhur në lagjen Prishtina e re në Prishtinë,saktësisht brenda një objekti ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull (1976), nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisës për rajonin e Prishtinës.

    Ajo ka thënë se rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe inspektoriatin e punës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!