×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj pas sulmit në Vjenë: Terroristët nuk do të fitojnë

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 8:14

    Kreu i AAK-së, Ramush Hardinaj ka reaguar pas sulmit që ka tronditur mbrëmë Vjenës.


    Haradinaj në Facebook ka shkruar se Kosova solidarizohet me popullin austriak.

    Ish-kryeministri tha se këto sulme që i ka quajtur qyqare nuk do të realizojnë asnjëherë qëllimet e tyre.

    “Terrorizmi goditi edhe Vjenën. Lutemi për jetët e humbura, solidarizohemi me popullin aleat austriak, ndajmë dhembjen me familjarët që humbën të dashurit. Sulmet qyqare asnjëherë nuk do të arrijnë të realizojnë qëllimet e tyre djallëzore. Terroristët nuk do të fitojnë”, ka thënë Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!