Pas sulmit të përgjakshëm terrorist në mes të qytetit të Vjenës të hënën në mbrëmje, një nga të dyshuarit kryesor duket se e kishte njoftuar aktin në internet.
Sipas informacioneve të gazetës austriake “Krone”, njëri nga të dyshuarit është një 20-vjeçar me prejardhje shqiptare, nga Maqedonia e Veriut, i cili gjithashtu kishte shtetësi austriake.
I dyshuari, Kujtim F. i cili paraqitet i armatosur rëndë në fotografinë më poshtë, u dënua në Austri në fund të prillit 2019 – për formimin e një grupi terrorist. Ai mbajti 22 muaj burg dhe u lirua në fillim të dhjetorit 2019.
Sipas informacionit të “Krone”, pak para sulmit, ai u betua për besnikëri ndaj kreut të ri të policisë terroriste ISIS, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi.
Nga ky sulm deri më tani kanë humbur jetën 5 persona dhe 15 të tjerë janë plagosur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.