Filarmonia e Vjenës nuk ka ndalur performancën e saj mbrëmë përkundër sulmeve terroriste në kryeqytetin austriak.
Policia vjeneze ka qëndruar brenda në Shtëpinë e Operës derisa pjesëtarët e Filarmonisë kanë performuar.
Një pjesëmarrëse në performancën e mbrëmshme ka shkruar se policia i ka mbajtur të sigurtë dhe se muzika nuk do të ndalet kurrë përkundër sulmeve terroriste.
“Policia na mbajti të sigurt brenda Shtëpisë së Operës pas performances së sontme. Derisa ne ishim brenda, pjesëtarët e Filarmonisë së Vjenës filluan të luajnë. Asnjë sulm terrorist nuk do ta ndal kurrë muzikën në Vjenë”, ka shkruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.