×
  • Lajme
  • Botë

    Në kujtim të viktimave të sulmit terrorist në Vjenë, Austria shpallë tre ditë zie kombëtare

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 11:14

    Tre ditë zie ka shpallur Qeveria austriake, të martën, disa orë pas sulmit terrorist në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.


    Po, ashtu, mediat austriake, raportojnë se të martën ne mes ditë do të ketë edhe një minutë heshtje në të gjithë vendin, në kujtim të viktimave të sulmit të mbrëmshëm, shkruan Reporteri.net.

    Vendim i Qeverisë austriake obligon edhe shkollat që të mërkurën, në orën e parë mësimore, të përkujtojnë viktimat e këtij sulmi terrorist, sipas leksionit ministror.

    “Republika e Austrisë ishte, është dhe do të jetë gjithmonë një komb i larmisë, dialogut dhe respektit për njëri-tjetrin, aq më tepër ngjarjet e 2 nëntorit 2020 kanë tronditur dhe prekur vendin tonë”, thuhet në rezolutën e qeverisë së Austrisë e nxjerrë në një mbledhje urgjente që u mbajt të martën në mëngjes.

    Tutje, aty theksohet se gjatë 3 ditëve zije kombëtare flamujt në ndërtesat federale në Vjenë do të ngrihen në gjysmë shtizë dhe se edhe guvernatorëve u kërkohet të bëjnë të njëjtën gjë në zonën e tyre.

    Nga sulm i së hënën mbrëma, në Vjenë, raportohet se kanë humbur jetën 5 persona dhe 15 të tjerë janë plagosur. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!