×
  • Lajme
  • Botë

    Gjendje e jashtëzakonshme në Vjenë: Mbyllen bibliotekat, bankat dhe qendrat tregtare, barnatoret punojnë me dyer të mbylluara

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 11:55

    Për shkak të kërcënimit aktual pas sulmit terrorist në qendër të Vjenës, shumica e degëve të bankave në qytet mbesin të mbyllura, ndërsa barnatoret, përfshirë edhe ato në qendër të qytetit, mbesin të hapura në mënyrë që të garantohet furnizimi me ilaqe për urgjenca, por ato mbajnë dyert e mbyllura, shkruan Krone Zeitung – transmeton Reporteri.net.


    As biblioteka kryesore universitare nuk u hap të martën dhe përveç kësaj është paralajmëruar edhe mbyllja e qendrave tregtare dhe dyqaneve individuale.

    Për shkaqe sigurie, edhe Qendra e Danubit në Vjenë qëndron e mbyllur të martën.

    Njëjtë edhe qendra tregtare në Wien-Mitte dhe departamenti i dyqanit Gerngross në Mariahilfer Strasse.

    Po ashtu Qeveria austriake ka shpallur tri ditë zie, ndërkohë mediet austriake raportojnë se të martën në mesditë do të ketë edhe një minutë heshtje në të gjithë vendin në kujtim të viktimave të sulmit të mbrëmshëm, shkruan Reporteri.net.

    Vendimi i Qeverisë austriake obligon edhe shkollat që të mërkurën, në orën e parë mësimore, të përkujtojnë viktimat e këtij sulmi terrorist, sipas leksionit ministror.

    Nga sulmi i së hënës mbrëma në Vjenë, raportohet se kanë humbur jetën pesë persona dhe 15 të tjerë janë plagosur. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!