×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohet edhe një i dyshuar për terrorizëm në Linz

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 12:05

    Në mëngjesin e së martës, hetuesit specialë arrestuan një të dyshuar për terrorizëm në jug të qytetit të Linzit.


    Mediumi austriak Krone Zeitung, njofton se sipas dëshmitarëve përpos burrit të arrestuar, u morën edhe dy gra gjithashtu, por që supozohet se ato janë vetëm dëshmitare – transmeton Reporteri.net.

    Sipas informacionit fillestar, personi i arrestuar është një islamist i njohur.

    Deri më tash si pasojë e sulmit të përgjakshëm terrorist në Vjenë që dyshohet se ka motive islamike kanë mbetur të vdekur pesë persona, në mesin e tyre edhe Kujtim Fejzullahi me origjinë shqiptare, si dhe janë plagosur 15 të tjerë.

    Ministria e Brendshme në Austri konfirmoi disa bastisje shtëpish “rreth autorit të veprës”, me ç’rast disa persona u arrestuan. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!