Një tjetër mrekulli ka ndodhur sot nën rrënojat e termetit në Izmir të Turqisë.
Pas 91 orësh kërkime nën rrënojat e një objekti, është nxjerrë e gjallë 4 vjeçarja Ajda Gezgin.
Mësohet se Ajda ishte strehuar nën makinat e rrobave dhe të enëve, dhe mrekullisht ka shpëtuar e gjallë dhe ka qëndruar 91 orë nën rrënojat e termetit prej 6.9 shkallësh rihter, në Izmir të Turqisë.
Numri i të vdekurve nga ky termet ka arritur në 102, ndërsa nga 1.026 të lënduar 883 janë liruar nga spitali ndërsa 143 vazhdojnë të trajtohen në spital.
Ekipet emergjente, ato të rrënimit dhe ato të kërkim shpëtimit kanë përfunduar rrënimin në 12 prej 17 objektesh, ndërsa në 5 prej tyre vazhdojnë punën ende.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.