×
  • Lajme
  • Botë

    Sulmuesi shqiptar i vrarë në Vjenë dyshohet se është nga Tetova

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 12:13

    Sulmuesi i vrarë në Vjenë është i lindur në Modling, por kishte prejardhje nga Çellopeku i Tetovës, bëhet fjalë për K.F. 20 vjeçar i lindur dhe rritur në Austri.


    Prejardhjen e tij e ka konfirmuar edhe Ministri i Brendshëm në Austri, Karl Nehammer, i cili ka thënë se sulmuesi i vrarë në Vjenë është një 20-vjeçar me shtetësi të dyfishtë, të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    Fshati Çellopek gjendet rrëzë Malit të Thatë në pjesën jug-lindore të Pollogut të Poshtëm. Gjendet në një lartësi mesatare mbidetare prej 460-600 metra, dhe 11,5 km në juglindje të Tetovës.

    Sipas regjistrimit në vitin 2002 në fshatin Cellopek jetonin 7 287 banorë, prej të cilëve 6803 janë Shqiptarë, 463 janë sllavo-maqedonë dhe 21 të nacionaliteteve te tjera. Fshati Cellopek është me i madhi në komunën e Bërvenicës./Gazeta Shqip

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!