×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerta Deliu dhe burri i saj infektohen me coronavirus

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 12:15

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka bërë të ditur se ka dalë pozitive me coronavirus  së bashku me burrin e saj.


    Ajo thotë se do t’i nënshtrohet këshillave mjekësore, deri sa ta kalojë këtë gjendje, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj:

    Pas shfaqjes së disa simptomave kemi konsultuar mjekët dhe i jemi nënshtruar testit për Covid-19, me ç’rast unë dhe bashkëshorti kemi rezultuar pozitiv. Sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do t’i nënshtrohemi këshillave mjekësore, deri sa ta kalojmë këtë gjendje.

    U kërkoj ndjesë kolegë dhe aktivistëve të partisë që më duhet të ndërpres takimet dhe bashkëbisedimet me anetarët, simpatizantët por edhe qytetarët në përgjithësi, gjatë kampanjës që kemi filluar kohë më parë.

    Lutem që kjo valë e infeksionit me virusin të kalojë sa më shpejtë dhe ju lus që të vazhdoni të mbani maskat, të kujdeseni për higjienën dhe ta ruani distancën.

    Shihemi së shpejti!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!