Legjenda e Argjentinës dhe e Napolit, Diego Armando Maradona, është në gjendje të mirë, pasi u shtri në spital në La Plata të hënën, ka thënë doktori i tij Leopold Luque.
Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, i cili të premten i mbushi 60 vjet, u shtri në spital për t’u kontrolluar dhe do të qëndrojë nën mbikëqyrjen e mjekëve të paktën edhe 24 orë, transmeton Express.
Gazeta spanjolle AS raporton se gjendja e tij nuk është e rëndë dhe doktori i tij personal, Luque, ka thënë se ai u pranua në spital për shkak të anemisë.
Luque i ka hedhur poshtë thashethemet se Maradona është prekur nga virusi Covid-19, si dhe e mohoi se ai u shtri në spital për shkak të varësisë.
“Ishte një javë e hollësishme për të, me plot presion. Do të shohim sa gjatë do të qëndrojë në klinikë”, tha Luque.
“Diego është mirë, ai shkoi në spital në këmbët e veta dhe mund të çohet dhe të largohet kur t’ia dojë qejfi”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.