×
  • Lajme
  • Botë

    Udhëheqësit austriakë vendosin kurora me lule në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi terrorist në Vjenë

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 15:08

    Në nderim të viktimave të sulmit terrorist që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Vjenë, udhëheqësit politikë austriakë u mblodhën në një nga skenat e krimit dhe vendosën kurora me lule.


    Presidenti Federal, Alexander Van der Bellen, Kancelari Federal, Sebastian Kurz dhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë dhe partive politike nderuan viktimat e sulmit terrorist, raporton Krone Zeitung – transmeton Reporteri.net.

    Njëqind oficerë të zbatimit të ligjit ishin prezentë për të monitoruar gjithë zonën, për shkak të kërcënimit aktual, ndërsa përfaqësuesit e zgjedhur të medieve patën qasje për vetëm një kohë të shkurte që të marrin pamjet me kamera.

    Tri kurora janë vendosur tashmë në gardhin e pemës në Desider-Friedmann-Platz.

    Në ora 12:45 në filloi momenti i shkurtër i lutjes dhe në vend ishte qetësi e plotë ku mund të dëgjohej vetëm klikimi i kamerave dhe zhurma e një droni që fluturonte mbi sheh për shkaqe sigurie.

    Pas një minutë heshtje, Qeveria mori vendim që të shpall tri ditë zie.

    Deri më tash si pasojë e sulmit të përgjakshëm terrorist në Vjenë që dyshohet se ka motive islamike kanë mbetur të vdekur pesë persona, në mesin e tyre edhe Kujtim Fejzullahi me origjinë shqiptare, si dhe janë plagosur 15 të tjerë.

    Ministria e Brendshme në Austri konfirmoi disa bastisje shtëpish “rreth autorit të veprës”, me ç’rast disa persona u arrestuan. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!