×
  • Lajme
  • Botë

    Minstri austriak: Nuk ka prova për autor të dytë, sulmuesi u neutralizua për 9 minuta

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 15:40

    Pas sulmit terrorist në zemër të Vjenës, Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer informoi për zhvillimet e fundit në një konferencë për media.


    Ai konfirmoi se i dyshuari ishte një 20-vjeçar me dosje të shumta penale dhe i cili ishte liruar nga burgu, shkruan kronte.at, transmeton Reporteri.

    “Një linjë defektesh në sistem u bë e dukshme këtu. Nevojitet një vlerësim për të shmangur veprime të tilla në të ardhmen. Deri më tani nuk ka indikacione për një autor të dytë. 14 persona janë arrestuar dhe 18 bastisje shtëpish kanë ndodhur deri më tani”, u shpreh ai.

    Sipas Nehammer, autori është  “neutralizuar” nga policia “për vetëm nëntë minuta” pasi të shtënat e para kishin filluar.

    Gjithashtu është bërë e ditur se të gjithë janë të moshës midis 16 dhe 25 vjeç, ku njëri nga të arrestuarit ka lindur në Kosovë.

    Mes të dyshuarve u raportua se mund të ketë edhe persona nga Kosova. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!