×
  • Lajme
  • Botë

    Papa për terrorin në Vjenë: Mjaft me dhunë, vetëm dashuria e shuan urrejtjen

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 15:44

    Në një tweet, Papa Françesku fton për “paqe e vëllazërim” dhe lutet për viktimat e atentatit, që përgjaku mbrëmë kryeqytetin e Austrisë, ku një grup njerëzish të armatosur hapën zjarr në qendër të Vjenës, duke vrarë 4 vetë e duke plagosur 17 të tjerë.


    “Mjaft me dhunë! Të ndërtojmë së bashku paqen dhe vëllazërimin. Vetëm dashuria e shuan urrejtjen”, shkruan në Twitter Papa Françesku, me të cilin ai shpreh “dhimbjen dhe tronditjen e tij për sulmin terrorist në Vjenë”, e cila mbrëmë u godit nga ekstremistët islamikë, që shkaktuan 4 viktima e 17 të plagosur.

    Me firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, në Vjenë ka mbërritur edhe edhe telegrami i Papës drejtuar kryeipeshkvit të kryeqytetit austriak, kardinalit Christoph Schönborn. “Me trishtim të madh – shkruhet në të – Ati i Shenjtë, Papa Françesku, mësoi për aktet e tmerrshme të dhunës në Vjenë, të cilat sollën vdekje dhe dhimbje për njerëzit e pafajshëm. Shenjtëria e Tij shpreh ngushëllimet më të thella për të afërmit e të vdekurve dhe për të gjithë popullin austriak. Ndihet pranë të plagosurve dhe lutet për shërimin e tyre të shpejtë”.

    Së fundi, para se t’u japë bekimin gjithë të prekurve nga kjo tragjedi, Papa i lutet Zotit që t’i jepet fund dhunës dhe urrejtjes e të promovohet bashkëjetesa paqësore në shoqëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!